Salianji: Agron Xhafaj iku ne Itali qe mos t'i zbulohet aktiviteti kriminal

RTV KLAN 2018-05-21

Views 0

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për audio-përgjimin e pretenduar të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

I pyetur nga gazetarët, Salianji tha se ai dhe kologu i tij Gazment Bardhi dhanë të gjitha dëshmitë e tyre, ndërsa theksoi se nuk është rastëri që Agron Xhafaj iku në Itali pas publikimit të përgjimit.

"Gjithçka lidhet me rrethanat por edhe me faktet që Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet kriminal. Agron Xhafaj i kapur me zë dhe figure është larguar nga Shqipëria për të mos bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tij kriminal", u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat theksoi se aktualisht Prokuroria është përqëndruar në denoncimin që ka bërë vet Agron Xhafaj për shpifje ndaj 3 zyrtarëve të PD-së dhe jo në hetimin e aktivitetit të trafikut të drogës.

Salianji foli edhe për një përgjim tjetër të bërë nga gazetari Jetmir Olldashi dhe që disponohet nga Partia Demokratike. Ky përgjim i dytë pritet të publikohet ditët në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form