Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra shtëpi u dëmtuan në jug të vendit si pasojë e 14 lëkundje sizmike të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Selenicës, ku paraprakisht raportohet për 20 shtëpi të dëmtuara. Shifrat e deritanishme janë dhënë nga banorët dhe drejtuesit lokalë.
10 banesa janë dëmtuar në Vernik, 5 në Matogjin dhe 5 të tjera Bashaj. Një pjesë kanë pësuar krisje të mureve, ndërsa të tjera dëmtime në çati.
Pesë familje nga këto janë evakuuar nga autoritetet vendore pasi shtëpitë janë bërë të pabanueshme. Pavarësisht dëmeve, fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
Sipas IGJEUM, ditën e shtunë u shënuan 14 tërmete, ku më i fuqishmi, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, kishte magnitudë 4.5 ballë.
Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në një zonë të gjerë deri në Gjirokastër.
Banorët e zonave afër epiqendrës së tërmeve thonë se kaluan natën jashtë nga paniku i lëkundjeve të vazhdueshme.
Banor: Këtu e dëgjuam si tronditje. Sivjet ka shumë lëkundje.
Banor: Është e treta herë që bëhen lëkundje në zonën tonë. E para ka qenë në 12:58, ka qenë një lëkundje natën dhe dje ka qenë rreth orës 8.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/13-termete-godasin-shqiperine-gjate-oreve-te-fundit