Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky objekt 9 katësh i mbirë papritur në Bulevardin "Willson" në Shëngjin u vu disa javë më parë nën sekuestro me vendim të gjykatës së Lezhës si ndërtim në shkelje të rëndë të lejës dhe falsikime të dokumentacionit.
Por pavarësisht vendimit që mban datën 16.04 2018 dhe që mban firmën e gjyqtarit Ilir Përdeda i cili ka vendosur sekuestro preventive mbi objektin e shoqërisë Kalaja Impex, kjo e fundit ka vijuar ta injorojë vendimin e gjykatës, sipas disa dëshmive që kanë mbërritur në Ora News.
Siç tregojnë edhe këto foto edhe pse është e ndaluar, brenda ambienteve të këtij objekti herë pas herë kryen punime, kryesisht gjatë orëve të natës.
Drejtuesit e policisë bëjnë me dije se objekti në fjalë po mbahet nën monitorim të vazhdueshem, ndërsa nuk kanë munguar dhe rastet e shoqerimit në polici të punojesve që janë gjetur duke punuar.
Leja për ndërtimin e këtij objekti rezulton të jetë lëshuar në kundershtim me ligjin nga KRRT ish komunes Shëngjin, ndaj dhe organi i akuzës nisi menjëherë hetimet. Ekspertiza tregoi se leja e ndërtimit, shesh ndërtimi, dhe studimi pjesor urbanistik janë falsifikuar përmes metodës së imitimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/9-kateshi-nen-sekuestro-shoqeria-qe-po-e-nderton-shkel-vendimin-e-gjykates-lezhe