Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ?Shpella e Pëllumbasit? në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet Xhorxhi. S., dhe Fabio Dukagjini, 21 vjeçar. Ky i fundit kishte mbetur në një gryk kanioni, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e tij nga kanioni. Ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme, ndërsa shoku i tij, Xhorxhi S. ende nuk është gjetur pavarësisht lokalizimit të vendit ku ai ka rënë.
Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e turistit nga gryka ku ka ngecur. Banorë të zonës thanë për Report Tv se terreni ku kanë rënë turistët nuk është i rrezikshëm, por ngjarjen mund ta ketë shkaktuar një pakujdesi e momentit e të rinjve.