Census sipas modelit zviceran ne 2020

RTV KLAN 2018-05-19

Views 1

Censusi i popullsisë dhe banesave në vitin 2020 do të jetë i fundit i cili do të bëhet përmes anketimit. Të dhënat që do të dalin prej tij do të hidhen në një regjistër elektronik i cili më pas do të përpunojë çdo vit numrin e popullatës për njësitë vendore, edukimin e tyre apo gjendjen ekonomike. Zhvillimi i këtij modeli do të bëhet sipas atij zvicerian, shtet i cili vite më parë është përballur me të njëjtat problematika si Shqipëria. Drejtori i Statistikave të këtij shteti shpjegon për televizionin Klan sesi është aplikuar ky model ne vendin e tij.

 ?Pas ndryshimeve që ne kemi bërë dhe barra ndaj qytetarëve është më e ulët për grumbullimin e të dhënave dhe cilësia është më e lartë. Të dhënat do të bëhen të krahasueshme. Në këtë moment ato janë të shpërndara dhe askush nuk është në gjendje t?i krahasojë. Kjo është shumë e nevojshme edhe për politikanët dhe qeverinë sepse orientojnë politikat mbi të dhëna të sakta dhe jo mbi opinione?.

Nëse të dhënat nuk janë të sakta, por të përafërta, shumë vendime që merren nga autoritetet nuk mund të kenë efektin e duhur.

 ?Për ta bërë konkrete, a e dini se sa njerëz ju keni, çfarë edukimi kanë, ku jetojnë etj nga këto? Dhe kjo është baza për të gjithë për të marrë vendime. Vlera më e mirë e këtij projekti është transaperenca, është elementi që rrit besimin e qytetarëve?.

Një tjetër sfidë që vendi ynë do të ketë në të ardhmen do të jetë edhe llogaritja e ekonomisë informale brenda prodhimit të brendshëm bruto, element që sot nuk bazohet mbi metodologjitë e Bashkimit Europian.

Share This Video


Download

  
Report form