Ora News - Në gjyq grupi që ofronte prostitucion në lokalet e Shkodrës

Ora News Lajme 2018-05-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dërgohet në gjyq dosja e 11 personave të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që prej shumë vitesh rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës.

Më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe në ndërtim.

Sipas prokurorisë grupi drejtohej nga Rinard Tata. Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ?TATA?, e ndodhur në Lagja ?Manush Alimani?, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata

Në gjyq kanë shkuar Rinard (Frederik Tata), Sunila Mehja, Kastriot Musa, Ardita Muça, Angje Ndrecaj, Anita Lleshi,Albana Musa si dhe tre të pandehur që hetohen në gjëndje të lirë. Rinard Tata dhe pjesëtarë të grupit të tij u arrestuan më 18 nëntor të vitit 2017
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-gjyq-grupi-qe-ofronte-prostution-ne-lokalet-e-shkodres

Share This Video


Download

  
Report form