Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Bashkim Shehun Spanja dhe gjuha spanjolle janë mikëpritëset e tij si qytetar dhe si shkrimtar. Në Spanjë gjeti azil politik në vitin 1997 dhe aty veprat e tij letrare përkthehen e botohen periodikisht. Maria Rothes Gonzales e krijon kështu këtë profil me rastin e një bisede të përbashkët që Shehu dhe Gonzales patën në panarin e pranverës në Tiranë.
?Unë e kam njohur Bashkim Shehun në vitet ?80 kur punoja në Radio Tirana, por personalisht do të takoheshim kur u transferua në Spanjë ku ai kërkoi azil politik. Gjëja e parë që kam përkthyer prej tij është një letër e shkruar në burg dhe e botuar në gazetën Zëri i Rinisë. Nuk do të lexoja dhe nuk do të përktheja më nga Bashkimi deri në vitin 2000 kur ai boton romanin "Rrethi".?
Deri në këtë vit proza letrare po edhe ajo eseistike e biografike përkthehehin nga shoku i jetës së Marias, Ramon Sançes Lizarralde i cili ka sjellë në gjuhën spanjolle përrallat dhe legjendat e moçme shqiptare, Kutelin, Kadarenë e Kongolin e deri tek më të rinjtë si Ervin Hatibi.
?Unë kam jetuar në Shqipëri në vitet e fundit të Enver Hoxhës, që ishin vitet më të vështira të komunizmit. Erdha me një pasaportë false për të jetuar në të vetmin vend socialist në botë siç thuhej atëherë, për t'iu shmangur një diktature tjetër, që ishte ajo e Frankos në spanjë. Vetëm kur mësova shqipen njoha dhe kuptova realitetin. Sepse për mua Shqipëria duke ardhur nga Spanja, nuk më dukej një vend kushedi sesa larg, me zakonet dhe e saj, njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre. Kemi shumë ngjashmëri mes nesh. Edhe kontroli shtretëror ishte shumë i ngjashëm me kontrollin e regjimit frankist në Spanjë.?
Por Shqipëria nuk është ajo që gjen në botën që kanë krijuar autorët shqiptarë, Kongoli realist, Kadare alegorik dhe aq më pak në faqet e letërsisë së Bashkim Shehut, ku historia trajtohet si një enigmë e ankthshme, ashtu si tek ?Angelus novelus?, ndoshta romani më i mirë I autorit I pëkthyer spanjisht nga María Roces González.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-profil-i-bashkim-shehut-sipas-maria-roces-gonzalez