Rudina/ Fustanet e nuserise, Rezarta Skifteri tregon tendencat e ketij sezoni (18.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-18

Views 1

Stilistja e njohur Rezarta Skifteri ishte sot e ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku tregoi tendencat për fustanet e nusërisë.
Ajo kishte sjellë në studio tre fustane nusërie një prej të cilëve u përzgjodh nga Djana Lemezhi dasma e së cilës do të mbahet në Shtator. Gjatë emisionit Skifteri tha se edhe për këtë sezon fustanet stil princeshe kryesojnë dhe janë ndër më të kërkuarit.
?Tek unë kanë ardhur nuse të ndryshme, karaktere të ndryshme. Unë përjetoj të njëjtat emocione që kanë edhe ata. Kur vajzat veshin fustanin e bardhë dhe dalin përpara pasqyrës nuk ka kënaqësi më të madhe. Fustani me stil princeshe vazhdon të jetë ndër më të preferuarit për vjazat. Edhe pse në dyqanin tim ka fustane nga më të ndryshmit siç janë edhe fustanet transparentë për nuse pak më të guximshme, syrin vajzat e kanë tek fustanet e fryra dhe me stil princeshe. Këtë sezon materialet e tantellës janë në trend por jo shumë shumë të ngarkuara. Prerje të tjeshta dhe stil princeshe?, tha Skifteri.

Share This Video


Download

  
Report form