Kryeminsitri Edi Rama përsëriti qën" />
Kryeminsitri Edi Rama përsëriti qën"/>

Ora News - Rama nuk tregon agjencinë ku bëri ekspertizën por e quan "audio-video shpk e PD"

Ora News Lajme 2018-05-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeminsitri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se audio-përgjimi i denoncuar nga Partia Demokratike nuk është autentik. Edhe pse nuk zbuloi Agjensinë në të cilën ka kryer verifikimin e tij, Rama tha se ajo u bë për të penguar negociatat.

Me të mbërritur në aeroportin "Nënë Teraza"(18 maj) menjëherë pas samitit në Sofie, kryeministri Edi Rama doli para gazetarëve në një konferencë për të informuar lidhur me rezultatet e këtij samiti dhe shanset e Shqipërisë për çeljen e negociatave në qershor.

Por vëmendja më e madhe e gazetarëve ishte tek aktualiteti politik, publikimi me zë e figurë nga selia e PD-së e intervistës së bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama nuk pranoi të thoshte emrin e agjencisë ku kishte bërë ekspertizën e audiopërgjimit ndërsa nënvizoi dhe një herë se Xhafaj do vijojë të mbajë detyrën e Minsitrit të Brendshëm, një detyrë që po e bën shumë mirë, siç tha ai.

Edi Rama: Xhafaj do vazhdojë të jetë në krye të detyrës që e bën me rezultate domethënëse. Ky është sabotim i mirëfilltë, jo vendimtar por balta bën punën e saj.

Nuk tregon agjencinë ku bëri ekspertizën e audiopërgjimit: Eshte manipulim

Edi Rama: Unë nuk i jam drejtuar asnjë firme, asnjë kompanie por një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund t'ua jap.
Ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën.

Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë, cilado që të jetë ajo, prokuroria. Por sa më takon, jam shumë i qartë dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-para-gazetareve-pas-samitit-ne-sofie

Share This Video


Download

  
Report form