Report TV - Vlorë, një person hap zjarr me kallashnikov brenda lokalit, policia parandalon krimin

Report TV 2018-05-18

Views 0

Të shtëna me armë zjarri kallashnikov brenda një lokali në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në qendër të qytetit, pranë Sahatit, ku një person i armatosur ka hyrë brenda në lokal dhe ka hapur zjarr.

Pranë ambienteve të lokalit ka pasur edhe disa efektivë policie të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë, pasi autori ka pasur në shënjestër një prej klientëve. Autori është arrestuar menjëherë nga uniformat blu si dhe është sekuestruar arma e zjarrit.

Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Gjatë momentit të arrestimit nga policia, autori ka tentuar të largohet dhe është përplasur me xhamat duke pësuar lëndime në trup.

Share This Video


Download

  
Report form