Ora News - Ligji për artin skenik, Mirush Kabashi: Më i keq se në kohën e diktaturës

Ora News Lajme 2018-05-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi, e cilëson ligjin për artin skenik më te keq se ai në kohën e diktaturës. Nga Berati ku vuri në skenë monodramën, ?Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit?, aktori tha se ligji e vendos artin nën thundrën e partisë, ndaj ka nevojë për ndryshime sipas tij.

Mirush Kabashi është një prej emrave të njohur të ekranit dhe skenës që është radhitur qartë mes kundërshtarëve të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër ligjit për artin skenik.

Nga Berati, aktori "Nder i Kombit", e cilësoi ligjin më te keq se në kohën e diktaturës, pasi sipas tij e vendos artin nën thundrën e një partie.

Kabashi: Për tu ndryshuar një ligj i deformuar që është më i keq sesa në kohën e diktaturës, ligji ndaj artir skenik i cili e ka politizuar totalisht dhe e vë komplet artin skenik nën thundrën e politikës së një partie apo koalicioni. I heq të drejtën atij për të përfaqësuar gjithë shoqërinë.

Kabashi ngjiti në skenën e Pallatit të Kulturës në Berat monodramën ?Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit?, e cila u prit me interes të lartë

Për aktorin veçoria e shfaqjes janë mesazhet që ajo përcjell.
Kabashi: Kjo vepër është n jë hymn i mkirësiosë, harmonisë dhe dashurisë njerëzore. Këto tre fjalë janë të shkretat por përbrenda kanë një kuptim shumë të madh, shumë njerëzor. Janë si pika shiou në shkretëtirë për ambjentin dhe shoqërinë shqiptare që është e mbytur nga konfliktualiteti dhe agresiviteti.

Monodrama "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit?, mbërrin në Berat pasi është ngjitur në shumë skena brenda e jashtë vendit.

Shfaqja e kësaj monodrame në Berat u mundësua nga Bashkia e qytetit dhe fondacioni ?Gazmend Toska?, e cila pasi ka prekur disa nga skenat e qyteteve kryesore në vend, mbërriti në qytetin Muze.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ligji-artin-skenik-mirush-kabashi-me-i-keq-se-ne-kohen-e-diktatures

Share This Video


Download

  
Report form