Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari, Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News ka bërë një deklaratë të fortë, duke deklaruar se Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndikuar në manipulimin e ligjit për ekstradimet dhe ka detyruar Zërin e Amerikës që të intervistonte zyrën e Bashkimit Evropian në Tiranë.
Myfatraj: Kisha diçka se kur filloi mbrojtja e Fatmir Xhafës, Edi Rama në fillim nuk kishte ndërmend ta mbronte. Zëri i Amerikës ka dhënë një intervistë, para se të shfaqej në faqen e internetit, dhe u citua nga të gjitha portalet dhe nga mediat. Zëri i Amerikës i drejtohet, zyrës se Bashkimit Evropian, pra ambasadës së BE-së në Tiranë, dhe i thotë çfarë mendimi keni ju për nenin e ekstradimeve. Neve ka tre vjet që na është thënë që reformën në drejtësi po e bën SHBA. Pse Zëri i Amerikës nuk ju drejtua ambasadës së SHBA në Tiranë, për të diskutuar në lidhje me këtë nen të veçantë në lidhje me ekstradimet?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/myftaraj-ambasada-amerikane-ne-dijeni-te-manipulimit-te-ligjit-ekstradimet