Superdëshmitari i paraqitur nga Partia Demokratike si ?bashkëpunëtori X? dhe që doli para telekamerave me zë e figure, quhet Albert Veliu; 51 vjeç i ka mbushur më 19 janar dhe banon në Vlorë.
Por kjo është një nga të vërtetat e pakta që tregoi, pasi në pjesën më të madhe të dëshmisë së tij ai gënjeu. Ose, më mirë, tregoi gjysmë të vërteta. Duke filluar nga historia e tij gjyqësore në Itali. Albert Veliu tregoi se ishte arrestuar në Peskara më 2005 me 12 kg kokainë.