Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e shërbimit ambulator shoqëron prej vitesh banorët dhe pushuesit në plazhin e Tales.
Urgjenca më e afërt ështe në Tale 2, por aty nuk ka as makinë. Ky shërbim është marrë nga spitali i Lezhës që ndodhet 25 kilometra larg bregdetit.
Një vit më parë, një shtetas kosovar humbi jetën pa mundur të marrë ndihmën e parë pasi autoambulanca vonoi për shkak të trafikut.
Administratori i Shënkollit Albert Rrusti, thotë se mungesa e shërbimit ambulator gjatë sezonit turistik është një problem.
Albert Rrusti: "Është e pamundur që të përballohet fluksi i madh pushuesve në brengdetin e Tales sepse këtu frekuentojnë rreth 25.000-30.000 pushues në ditë dhe ne i kemi kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë vendosjen e një shërbimi ambulant pranë zonës që plazhit që pushuesit të marrin ndihmën e parë sa më shpejt."
Në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Lezhë thuhet se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, rasti është në vlerësim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plazhi-i-tales-vuan-ende-mungesen-e-sherbimit-shendetesor