Ora News - Dyndje ankesash në KPK, në 7 muaj 1017 denoncime nga qytetarët

Ora News Lajme 2018-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej muajsh qytetarë të shumtë i janë drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendimet e dhëna prej tyre ndër vite. Janë plot 1017 denoncime për 7 muaj të bera në rrugë elektronike apo edhe dhe dorazi të cilat jane marrë ne konsiderate nga komisioni. Ky institucion përmes një përgjigje për ora nevvs, inkurajon qytetarët që të vazhdojnë denoncimet duke i mbështetur ato në foto, pamje filmike apo dokumentacion ndërsa thekson se nuk ka për objekt vendimet gjyqësore por punën e gjyqtarëve e prokurorëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është kthyer në një tjetër derë ku qytetarë të shumtë të pakënaqur ankohen ndaj vendimeve të gjyqtarëve apo prokurorëve ndër vite.

Një numër prej 1017 denocimesh kanë mbërritur përgjatë 7 muajve në këtë institucion, i cili tashmë është duke kaluar në filtër afro 800 gjyqtarë e prokuror në të gjithë Shqipërinë në kuadër të vetingut.

Shifra është deklaruar zyrtarisht nga KPK, në përgjigje të interesimit të televizionit Ora News. Sipas këtij institucioni numri më i lartë i ankesave ka qënë ndaj gjyqtarëve dhe më të pakët në numur janë ankesat ndaj prokurorëve.

Denoncimet e kanë arritur kulmin e tyre në muajin dhjetor ku janë depozituar 321 të tilla ndërsa më të pakët kanë qënë në tetor, kohë kur nisi të funksionojë edhe KPK, ku janë regjistruar vetëm dy.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dyndje-ankesash-ne-kpk-ne-7-muaj-1017-denoncime-nga-qytetaret

Share This Video


Download

  
Report form