Ora News - Durrësi hap Panairin e Punës, ofron 1090 vende punësimi

Ora News Lajme 2018-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

1090 vende të reja u ofrohen qytetarëve durrsakë në Panairin e Punës të celur në qytetin bregdetar si organizim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Oferta kryesore vjen nga biznesi privat, por vende të reja pune kanë dhe institucionet shtetërore, ndaj Drejtori i Zyrës Rajonale të Punës në Durrës përmes Ora Neës apeloi qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Indrit Buka: Të mos lodhen duke bredhur nëpër biznese, të mos vijnë të Zyra e Punës e të thonë se nuk i ofron punë. Ja ku është sheshi, ja ku janë bizneset, janë të ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë, të aplikojnë, të japin CV-të e tyre dhe nesër të punësohen.

Ndërsa Durrësi po bëhet gati për sezonin e ri turistik, bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë më shumë nevojë për punonjës.

?Aktualisht kërkojmë 100 vende pune. Për momentin kemi gjetur 20 dhe presim deri nga fundi ditës që të plotësohen vendet e tjera.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durresi-hap-panairin-e-punes-ofron-1090-vende-punesimi

Share This Video


Download

  
Report form