Report TV - Letra e Agron Xhafajt: Po u dorëzohem autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin!

Report TV 2018-05-16

Views 0

Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, nëpërmjet një letre me të cilën i është drejtuar sot opinionit publik, ka bërë të ditur se do t?i vetëdorëzohet sot autoriteteve italiane të drejtëissë, për të vuajtur një dënim penal të dhënë ndaj tij në shtetin fqinj.

Agron Xhafaj shkruan se ka gabuar në rini si shumë të tjerë dhe se është i penduar për atë që ka bërë, edhe pse e konsideron dënimin shumë më të lartë se sa gjestin e tij.

Agron Xhafaj shkruan se autoritetet italiane e kanë liruar vetë atë pasi e ndaluan një muaj dhe se ndaj tij nuk ka patur asnjë kërkesë ekstradimi apo shpallje ndërkombëtare në kërkim.

Vëllai i ministrit të Brendshëm thotë se e ndërmerr këtë akt edhe pas sulmit të madh politik që po bëhet ndaj familjes së tij.

Por Agron Xhafaj këmbëngul për audio e publikuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë është një montazh i sajuar dhe se në të nuk është zëri i tij.

Drejtuar opinionit publik

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t?i drejtohem vetë autoriteteve italia ne të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Share This Video


Download

  
Report form