http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Tiranë u prezantua për publikun shqiptar libri i politikanit grek Theodhoros Pangalos ?Me Papandreun ne europe? përkthyer nga Kristaq Pulla. Presidenti Ilir Meta u shpreh mirënjohës për ish-kryeministrin grek Andreas Papandreu, qe sipas tij ka kontribuar shume ne marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pangalos zbulon ne librin e tij negociatat që ka kryer Greqia për anëtarësimin e saj në vitin 1981 në Bashkimin Europian, dhe vështirësitë e hasura gjatë bisedimeve.
Theodhoros Pangalos: Libri flet për marrëdhëniet e mia me Andrea Papandreun gjatë kohës që kam qenë ministër i jashtëm. Ky libër është i vlefshëm për shqiptarët që do të fillojnë negociatat me europën, shpresoj të fillojnë sa më shpejt. Në kohën kur ne negocionim për t?u bashkuar me europën, zonja Theçer nuk e donte Andrean, e urrente atë dhe përpiqej ta pengonte në negociata, por edhe europianët bëjnë gabime.
Theodhoros Pangalos u ndal edhe te marrëdhëniet e tij me Shqipërinë duke ndarë takimet e bisedat e tij me aktore te ndryshëm te politikes e veçanërisht me ish-kryeministrin Berisha.
Theodhoros Pangalos: Zotit Berisha i kam thënë dy gjëra, për të cilat unë këmbëngulja shumë. Çështja e parë ishin piramidat dhe Berisha më akuzoi që isha dinak dhe sugjeroja të ndaloheshin piramidat qëllimisht që shqiptarët t?u drejtoheshin bankave greke. Çështja e dytë që i kërkova ishte të nxirrte nga burgu Fatos Nanon, më tha është e paligjshme, i propozova të nxirrte një ligj të posaçëm e ta nxirrte nga burgu. Kur e kam takuar shumë kohë më vonë Berishën më tha që kisha pasur të drejtë për të dyja rastet.
Theodhoros Pangalos është politikani grek i cili gjithnjë ka qenë krenar për prejardhjen e tij arvanitase.