Tradhëtia është një fenomen shumë i përhapur dhe kjo mesa duket është edhe arsyeja pse publiku e pëlqen kaq shumë ?Çiftin e lumtur? në spektaklin e Portokallisë. I këtij mendimi është aktorja Delinda Zhupa e cila luan rolin e gruas. E ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Zhupa foli për personazhet e saj të shumta, duke vënë në dukje se një prej më të kërkuarve nga publiku është pikërisht ?Çifti i lumtur?. E pyetur nëse përzgjedhja e karaktereve që interpreton është e qëllimtë, Zhupa u shpreh:
Gruaja te ?Çifti i lumtur? ashtu duhet të jetë, përderisa ka një burrë që ia plotëson të gjitha dhe i vjen pas avazit . Tradhtia është diçka që haset në pjesën dërrmuese të çifteve. Është një fenomen që ka qenë , është dhe do vazhdojë të mbetet. Padyshim që Portokallia trajton si personazhet edhe temat më aktuale të mundshme. Ky është një problem që haste në pjesën dërrmuese të çifteve.
Tradhëtia është një fenomen që ka qënë, është dhe do të vazhdojë te jetë. Unë nuk jam punonjëse sociale që të kem statistika por nga informacionet që kam, nga gjërat që shohim përreth. Përderisa është një nga numrat më të pëlqyer, më të kërkuar. Sezonin e kaluar, ne çiftin nuk e kishim dhe kërkesat ishin të jashtëzakonshme, njerëz që na thonin: Kur do riktheni çiftin? Apo kur publikoja ndonjë fotografi për sezonin e ri, pyetja ishte pikërisht: A do jetë çifti?