Revolt Klan është një nga grupet muzikore shqiptare që i ka rezistuar kohës. Anëtarët e tij Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Gjatë emisionit Shkurti tregoi se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se ndonjëherë përgatit ushqim në shtëpinë e tij. Ndërkohë sot Febi Shkurti kishte zgjedhur të përgatisë salmon me salcë spinaqi dhe sallatë me avokado.