Ora News - Fier, familjarët tregojnë si shpëtuan 13 vjeçaren nga përdhunimi

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pengmarrja dhe tentativa për përdhunimin e një 13 vjecareje në një fshat të Roskovecit e ka shokuar familjen dhe komunitetin ndaj kërkojnë dënim ekstrem për tre autorët tashmë të arrestuar!

E mitura ishte marrë me forcë nga të rinjtë dhe ishte dërguar në një banesë ende në ndërtim pranë shtëpisë së saj.

Aty u gjet e lidhur dhe me leckë në gojë nga prindërit që kuptuan shpejt mungesën e vajzës dhe arritën ta shpëtojnë por e gjetën të traumatizuar.

Nëna e 13-vjecares: Kanë ardhur në oborr, e kanë kapur vajzën, i kanë zënë gojën dhe e kanë marrë zvarrë tek shtëpistë. Unë i kam parë vetë autorët që u hodhën nga dritarja.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec fillimisht u larguan nga vendngnarja por përfunduan në prangat e policisë.

E mitura ka dëshmuar në prani të psikologes për ngjarjen dhe të rinjtë u vunë zyrtarisht nën akuzë. Njëri prej tyre ishte ishte i njohur për familjen e të miturës, mandje aty e trajtonin si ta kishin djalë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-familjaret-tregojne-si-shpetuan-13-vjecaren-nga-perdhunimi

Share This Video


Download

  
Report form