Ora News - Akuzat për falsifikim, deputetët e PS: Neni është konsultuar me ndërkombëtarët

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi kanë kundërshtuar akuzat e opozitës për falsifikimin e ndryshimeve në ligjin për kodin e procedurave penale. Ata thanë se gjithcka ka qenë transparente dhe pika për të cilën flet PD është konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Ulsi Manja: Ky draft dhe posacërisht neni 491, gërma f, për të cilën hedh baltë nga mëngjesi në darkë opozita ka qenë i refletuar jo vetëm në draftin e grupit të punës së ekspertëve, por në datën 12 mars një ditë përpara sesa komisioni i ligjeve të fillonte diskutimin dhe miratimin në parim të pr/ligjit për disa ndryshime në kodin e procedurës penale ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, EURALIUS, UPDATIT, deputetëve të LSI sepse PD në atë kohë e ndiqte miratimin e këtij pr/ligji nga çadra. Me këtë sulm që po i bën kodit të procedurës penale opozita në një moment kritike që është Shqipëria sot, të celë negociatat për anëtarësimin me BE, synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi.

Vasilika Hysi: Pr/ligji që është depozituar në emrin tim nuk reflektonte sa duhet protokollin shtesë të konventës europiane për ekstradimin. Për këtë arsye në raportin analitik të bërë në kuadër të studimit të bërë për reformën në drejtësi, por edhe në opinionet me shkrim të sjellë nga Updati, nga Prokuroria e Përgjithshme është kërkuar që nenin 491, pra përmbajtja e tij të rishikohet me qëllim që të jetë në përputhje me protokollin shtesë të konventës europiane për ekstradimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuzat-falsifikim-te-nenit-491-deputetet-e-ps-eshte-konsultuar-me-nderkombetaret

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS