AKU kallezon penalisht dy importuesit me te medhenj te miellit

RTV KLAN 2018-05-15

Views 0

Skandali me deklarimin fiktiv të nivelit të proteinës në miellin që importohet në Shqipëri, ka çuar përpara përgjegjësisë penale dy prej kompanive më të mëdha importuese të këtij produkti: ?Vëllezërit Hallaçi? dhe ?Besniku sh.p.k.? të cilët zënë rreth 40% të tregut.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 ton miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin e shoqërive të këtij tregu me nivelin proteinik që deklaronin në etiketë. Analizat janë bërë në dy laboratorë të ndryshëm, e në të dy ka rezultuar se subjektet kanë patur probleme me deklarimin në sasi më të ulët së përqindjes së proteinës në miell, rreth 10.7% , kur duhet të ishte 12.5 për produktin që importohet për bukën.

Prokuroria ka konfirmuar për televizionin Klan se ka regjistruar procedimin penal në muajin mars për veprat ?Kontrabanda me mallra të tjera? dhe ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë?, ndërsa vetë AKU në kallëzimin e bërë ka shtuar edhe dy lloje të tjera të konsumimit të veprave penale: mashtrimi dhe falsifikimi.

Autoriteti i Ushqimit pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi mielli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Organet e hetimit konfirmojnë se hetimet po fokusohen në degën e doganës që ka kryer importet dhe se do të thirren për të deklaruar edhe përfaqësuesit e AKU-së.

Ne një pjesë e kallëzimit thuhet se gjatë kontrolleve të mëparshme, nga analizat laboratorike apo ne dokumentacioni doganor nuk janë gjetur asnjëherë probleme të tjera e madje niveli i proteinës ka dalë mbi atë të shënuar në etiketë, çka shton dyshime të thella për kontrolle fiktive.

Mungesa e proteinës rrezikon të lerë pasoja të rënda në shëndetin e njeriut dhe efektin me të keq e jep të fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS