Kreu i FRESSH, Elio Hysko dhe moderatorja Nevina Shtylla ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Hysko tha se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe se ka nisur të përgatisë ushqim për familjen që herët. Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatisë nudles me kërpudha dhe fileto pule.
Moderatorja po ashtu tregoi se ka nisur të gatuaj që e vogël dhe se gatimi i saj i parë ka qenë byreku. Sot moderatorja kishte zgjedhur të përgatisë kek me kos dhe portokall. Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Shehu provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e kreut të FRESSH Elio Hysko.