Një vajzë e re e cila prej 6 muajsh jetonte në Tiranë tek motra e saj është dashuruar me kushëririn e kunatit.
Çdo gjë dukej normale deri në momentin që i riu ka tentuar të trafikojë vajzën. Siç raporton gazetarja e ?Aldo Morning Show? këtë gjë e kanë zbuluar prindërit e vajzës dhe motra e saj të cilët kanë parandaluar ngjarjen. Pasi kanë zbuluar ngjarjen, ata e kanë denoncuar të riun i cili ende nuk është kapur pasi është larguar në drejtim të paditur.