Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDigitalTV
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
TRING gdhendi emrin, si fituesi i kampionatit të tretë të Ligës Amatore në Volejboll. Rrugëtimi i gjatë prej plot 21 ndeshjesh pa humbje u finalizua të enjten me trofeun e radhës, pas atij të Kupës së Ligës në fund të vitit të kaluar. Finalja mjaft emocionuese dhe e luftuar, që zgjati gati 2 orë në sallën sportive ?Feti Borova? në kryeqytet, solli fitoren 3-1 për ekipin e Tring. Edhe pse përballë kishte një kundërshtari të fortë, SMARTCOM që po ashtu e mbylli në krye grupin e vet. Pavarësisht se humbën setin e parë 23-25, djemtë dhe vajzat e skuadrës së platformës televizive, gjetën forca për të reaguar e për të realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme. Si rezultat arritën të fitojnë setet e tjera me shifrat 25-16, 25-19 dhe 27-25. Kështu u kurorëzua më së miri marshimi, në një kampionat ku TRING ishte e vetmja që nuk u thye nga asnjë kundërshtar. Madje, duke humbur vetëm 4 sete. Gjithçka erdhi si meritë e drejtimit nga ana e trajnerit Grios Pirra. E mbi të gjitha ishte shpërblim i mundit të lojtarëve, duke filluar nga kapitenia Esmeralda Çavo, për të vijuar me pasuesin Izmir Shkupi dhe dy shuterët kryesorë Altin Bërdufi e Eugen Ajdini. Pa harruar as kontributin e ardhur nga pjesa tjetër e skuadrës së përbërë nga Serenela Bello, Nilsi Gjino, Sokol Andoni, Kristi Çavo, Adiona Dushi, Elda Danga, Belfat Reçi, Ened Kalenja dhe Andrea Kushi. Ky kampionati amator i volejbollit, i nisur që në tetor të vitit të kaluar erdhi si një organizim i FSHV. Ndryshe nga edicioni i mëparshëm, ai pati më shumë konkurrencë, përderisa merrnin pjesë 20 skuadra, që u ndanë në dy grupe. Pati edhe një fazë me eleminim direkt, ku u kualifikuan 4 ekipet e renditura në krye të secilit grup. Sfidat çerekfinale dhe gjysmëfinale regjistruan duele spektakolare, me TRING që eleminoi edhe kampionët në fuqi të FAMA. Ndërsa akti përfundimtar i 10 majit shpalli kampionen e merituar.