Ora News - Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon vettingun

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho, kalon me sukses vettingun.

Vendimi u dha sot Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi Gjykues përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në seancen degjimore te 10 majit, relatorja Xhensila Pine tha se ishte realizuar procesi i vetingut të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe vlerësimit profesional.

"Sa i takon pasurisë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006. Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve që ia ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri ne 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër"

Verifikimi i DSIK ka konkluduar se është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Sa i takon aftësisë profesionale KLD konstaton se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi. Nuk ka asnjë masë disiplinore.

Vetë gjyqtarja ishte dakord me gjetjet e KPK-së dhe deklaroi se nuk kishte asnjë objeksion.

"Ato qëndrojnë dhe jam dakord me to" u shpreh gjyqtarja e cila kërkoi konfirmimin në detyrën e saj si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjyqtarja-manjola-xhaxho-kalon-vettingun

Share This Video


Download

  
Report form