Ora News - Mposhti me knock-out teknik kundërshtarin, Vrenozi: Vështirësitë e kaluara, forcë për mua

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar me fitoren e boksierit shqiptar Xhuljo Vrenozi sfida e boksit profesionist zhvilluar mbrëmjen e 12 majit në Fier.

Boksieri fierak kishtë përballë latino-amerikanit Luca Capuano, teksa ka fituar me knock-out teknik këtë ndeshje në fund të raundit të katërt. Boksieri Fierak Xhuljo Vrenozi i kategorise 71 kg

Kjo ishte vetëm ndeshja e 13-të e Vrenozit në karrierën e tij, megjithatë deri më tani ai ka regjistruar një bilanc pozitiv me 10 fitore ( nga këto 6 në boksin amator) një humbje dhe një skualifikim nga mjeku.

Ndërkohë nga ana tjetër boksieri amerikano-latin Luca Capuano jeton në Itali. Deri më tani Capuano ka regjistruar 7 fitore dhe te gjitha me pike, por nga kjo sfidë përballë Vrenozit doli i mposhtur. Kjo ishte hera e parë që Vrenozi ndeshej në vendlindjen e tij ne Fier, pasi më parë kishte zhvilluar ndeshje jashtë vendit.

"Kjo ishte ndeshja e parë që unë zhvilloja në qytetin tim pas shumë vitesh boksi që kam zhvilluar në Shqipëri. Unë këtu kam lindur, këtu jam stërvitur dhe këtu kemi pasur shumë vështirësi por që na kanë bërë më të fortë dhe kemi ardhur këtu ku jemi sot."

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim të mëtejshëm për titullin botëror.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mposhti-me-knock-out-teknik-kundershtarin-vrenozi-veshtiresite-e-kaluara-force-mua

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS