Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takime me simpatizantët e saj në Lushnjë, në kuadër të turit për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Kryetari Agron Duka kërkoi nga të pranishmit që të mbrojnë kauzën e fermerit dhe bujkut, pasi prosperiteti i tyre do të thotë ekonomi e fortë dhe zhvillim i vendit.