Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv mbrëmjen e sotme u shpreh se mandati i ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu është zgjatur me një vit, pra nga tre vite do të qëndrojë katër.
Sipas tij, ambasadori Lu nuk do të largohet nga Shqipëria në verë. Vendimi, tha Çoçoli lidhet me Reformën në Drejtësi dhe se diplomati nuk largohet pa e mbyllur punën e nisur, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.