Tur për promovimin e Shqipërisë turistike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo nuk është një paradë e zakontë makinash luksoze në Tiranë. Këta turistë të huaj kanë si qëllim të njihen dhe të promovojnë Shqipërinë turistike.



Pjesë e udhëtimit që ata kanë zgjedhur këtë herë është edhe vendi ynë. Duke nisur nga Kroacia për të vijuar në Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri dhe do të përfundojnë në Greqi.



Behët fjalë për agjencinë ndërkombëtare Gran Turismo, e cila prej katër vitesh kryen ture në të grihë botën me automjete luksoze. Për vitin 2018 udhëtimi është fokusuar në Ballkan.



?E bëjmë këtë çdo vit, prej katër vitesh. Çdo sezon zgjedhim  nga një rrugë ndryshe. Ne zgjodhëm këtë itinerar këtë vit, pra të njohim dhe të hyjmë më thellë në Ballkan. Nuk na ndodh shpesh, aq më pak të shohim Shqipërinë. Na u duk  një vend interesant dhe mikpritës. E vlerësojmë këtë pritje aq me tepër edhe hoteli ku u akomoduam. Kemi ardhur me 35 makina e per rrjedhojë na u deshën 35 dhoma në kryeqytet.?

 

Turi pritet të vijojë dhe këtë të premte, 35 automjetet luksoze do të vijojë destinacionin e radhës që është Greqia, e konkretisht në Selanik.



Ndërsa udhëtimet do të pasohen me destinacione të reja drejt Italisë, Gjermanisë, Polonise, për t?u mbyllur në tetor të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form