Gjykata e Fierit liron ish-deputetin Mark Frroku. Frroku ishte dënuar me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Që nga momenti i ndalimit (2015) e deri me sot, Frrokut i kishin mbetur pa shlyer rreth 1.5 vite burg, të cilat konvertohen në shërbim prove. Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.
Gjykata njohu pafajësinë e Mark Frrokut për këtë akuzë. Ish-deputeti i PKD u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Ndërsa më pas ndaj tij u ngritën me radhë akuzat e fshehjes së pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim pa leje.