PD: “Xhafaj ndryshoi kodin e procedurës penale” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te enjten opozita akuzoi Fatmir Xhafen se ka mbrojtur vëllain e tij jo vetëm ne rolin e ministrit te brendshëm por edhe gjate periudhës kur ushtronte detyrën e kryetarit te komisionit te ligjeve. Sipas partisë demokratike Xhafaj ka ndryshuar ne mënyrë te paligjshme nenin 491 te kodit te procedurës penale duke garantuar lirinë e Agron Xhafajt.



Fatmir Xhafaj ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.



Për te provuar këtë PD është kthyer pas ne kohe, ne marsin e vitit 2017 kur ne komisionin e ligjeve diskutohej kodi i procedurës penale por PD mungonte për shkak se ne atë periudhe ishte ne çadër.



Ashtu si te gjitha ligjet e reformës ne drejtësi edhe kodi i procedurës penale është hartuar nga grupi i eksperteve te nivelit te larte. Ky draft parashikonte qe ne rastet kur personi i dënuar nuk pranonte ekstradimin atëherë ai e vuante dënimin ne Shqipëri. PD ka kontrolluar procesverbalin e komisionit te ligjeve te datës 20 mars, dokument nga i cili rezulton se ky nen është miratuar pa ndryshime.



Falsifikimi sipas PD ka ndodhur gjate rrugës qe ky ligj ka bere nga komisioni i ligjeve ne parlament, moment kur Fatmir Xhafaj ka falsifikuar nenin 491dhe deputetet kane miratuar një tjetër version i cili parashikon qe ekstradimi ndodh vetëm kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit e nuk flet për vuajtje te dënimit ne Shqipëri.



Faktet e parashtruara më sipër vërtetojnë se ky version, që është kontrabanduar për miratim seancës plenare në datën 30.03.2017, nuk është produkt i diskutimeve në mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.



Ndryshimi sipas këtij versioni të miratuar, është bërë pas votimit nga Komisioni, personalisht nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj. Është e qartë se pas këtij ndryshimi fshihet një dhe vetëm një çështje. Shpëtimi i Agron Xhafajt nga drejtësia.



Sipas PD fale këtij neni Agron Xhafaj është i mbrojtur pasi Italia, vetëm në raste krejtësisht përjashtimore jep garanci për rishikim te çështjes ndërkohë qe Agron Xhafajt kjo kërkesë i është rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form