Report TV - BE mbështetje për fuqizimin e “grave të maleve”

Report TV 2018-05-15

Views 1

Pavarsisht se Shqipëria nuk është ende anëtare e BE-së, kjo nuk pengoi aspak që vendi ynë të bëhej pjesë e festimeve të asaj që njihet si Java e Europës. Delegacioni i BE në Tiranë, autoritetet shqiptare përfshi ambasadat e vendeve anëtare të BE në Tiranë, organizuan një program të pasur veprimtarish, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Mes diskutimeve me qytetarët mbi zgjerimin e Bashkimit Europian, mundësitë e studimeve, letërsinë shqiptare dhe europiane apo ritmet muzikore e ekspozita, Report Tv u ndal tek ?Gratë e maleve?. Rinalda Lika nga zona e Fushë Arrëzit , është një prej tyre e cila tregon idenë e projektit të mbështetur nga Bashkimi Europian ?Rrjeti i fuqizimit të grave në male?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS