http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellohet kolapsi në Gjykatën Kushtetuese. Fatmir Hoxha, anëtar i organit më të lartë vendimmarrës në sistemin gjyqësor, është shkarkuar nga detyra, duke e lënë këtë institucion me vetëm dy anëtarë me mandat të plotë.
Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ashtu si në seancën e parë dëgjimore, as edhe në momentin e vendimit, gjykatësi Hoxha nuk ishte i pranishëm në sallë, por përfaqësohej nga avokati Julian Mërtiri. Pas vendimit, përfaqësuesi ligjor bëri me dije se çështja do të ankimohet pranë Kolegjit të Lartë të Apelimit.
Gjykatësit Fatmir Hoxha u shkarkua, pasi hetimi i Komisionit të Vetting-ut tregoi ai nuk justifikonte pasurinë, një apartament me vlere të larte si dhe një shume lekësh.
Me shkarkimin e Fatmir Hoxhës, Gjykata Kushtetuese mbetet vetëm me dy anëtarë, Gani Dizdari dhe kryetari Bashkim Dedja, duke shkaktuar mosfunksionimin e saj, pasi për t?u mbledhur nevojiten të paktën 6 anëtarë.
Më herët, Vettingu ka shkarkuar nga Kushtetuesja dy anëtarë Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, ndërkohë që Besnik Imeraj është dorëhequr. E vetmja që kaloi me sukses ishte Vitore Tusha.