Një tjetër gjyqtar i gjykatës Kushtetuese" /> Një tjetër gjyqtar i gjykatës Kushtetuese"/>

Ora News - Vettingu, pasuria "djeg" gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër gjyqtar i gjykatës Kushtetuese ka ngecur në rrjetën e vetingut. Fatmir Hoxha u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kulifikimit për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. Në seancën tjetër, gjyqtarja e Tiranës Manjola Xhaxho nuk rezultoi me asnjë problem nga verifikimi i trupës së vetingut dhe pritet që në vendimin e datës 14 maj, ajo të konfirmohet në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra me shumicë votash gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Në seancën dëgjimore, trupa e vetingut konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte një pjesë të financimit të blerjes së apartamentit të tij.

Xhensila Pine: Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumebntacionin e dërguar nga institucionet e rivlerësimit, kreu një proces të mirëfilltë kontrolli dhe rivlerësimi, një hetim administrativ të thellë dhe të pavarur në kuadër të procesit të rivlerësimit. Dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit ligjor në seancën e daës 7 maj, të dhëna në emër të subjektit të rivlerësimit, bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit për Fatmir Hoxhën. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendos me shumicë vote shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, gjyqtar pranë Gjyaktës Kushtetuese.

Ndërkohë që vetë gjyqtari paraqiti një video regjistirm nga dasma e tij për të justifikuar këtë pasuri. Pas shkarkimit të Fatmir Hoxhës, Gjyakata Kushtetuese ka mbetur në 3 gjyqtarë, ku ndër ta, janë edhe dy anëtarë për të kaluar në veting. Jashtë kamerave, avokati i gjyqtarit tha se ky vendim do të ankimohet pranë Kolegjit të Apelimit.

Më herët, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit nuk gjeti asnjë problem për sa i përket gjyqtares së shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Për gjyqtaren u zhvillua hetim i thelluar për të treja komponentët e vetingut, pasuria, integriteti i figurës dhe kontrolli i aftësisë profesionale. Për sa i përket pasurisë, u konstatua se gjyqtarja Xaxho nuk ka bërë deklarim të rremë dhe justifikon pasurinë ndërkohë që banonte në një apartament 2+1 të cilën ajo ia ka dhuruar prindërve të saj. Edhe për sa i përket aftësive profesionale dhe integritetit të figurës, Xhaxho rezulton e përshtatshme për të vazhduar funksionin e saj.

Ndaj gjyqtares ishin paraqitur 2 ankesa në KLD dhe një pranë Komisionit të pavarur të Kualifikimit por ato janë arkivuar pas verifikimeve të mëtejshme. Vendimi për Manjola Xhaxhon do të jepet të hënën më 14 maj në orën 09:30. Pas seancës dëgjimore pritet që gjyqtarja Manjola Xhaxho e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ta kalojë provën e vetingut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-gjyqtari-i-kushtetuese-fatmir-hoxha

Share This Video


Download

  
Report form