Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë & Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ka deklaruar sot në ditën e Europës gjatë aktivitetit ?Fshati BE? në sheshin Skënderbej se u rekomandua hapja e negociatave nisur nga progresi që ka bërë Shqipëria, por mbetet edhe shumë për t'u bërë.
Sipas këndvështrimit të Komisionit, bazuar në progresin që po ndodh këtu në Shqipëri, ne kemi marrë në konsideratë dhe u rekomanduam vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të hapim negociatat me Shqipërinë.
Ju këtu në Shqipëri jeni europianë, jeni pjesë e kësaj. Elementë të ndryshëm janë të nevojshëm që të jeni pjesë e BE-së dhe shumë prej tyre ju i keni realizuar dhe kjo është arsyeja pse ne rekomanduam hapjen e negociatave, por edhe shumë më tepër është për t'u bërë
Christian Danielsson