Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Segmenti Fushë Dukagjin-Kolsh, cilësohet si një prej segmenteve më të rrezikshme të rrugës së Kombit. Në 9 vite në këtë pjesë të rrugës kanë humbur jetën 17 persona ndërsa janë regjistruar me dhjetra aksidente. Inxhinierët thonë se rruga ka probleme dhe mangësi që shpesh herë bëhen shkak për aksidente fatale.
E përfunduar 9 vjet më parë, Autostrada ?Rruga e Kombit? që vlerësohet si investimi më i madh infrastrukturor në Shqipëri, por në pjesë të veçanta të saj është kthyer në vendburime të pashmangshme aksidentesh.
Aksidenti i të hënës, ku nga përmbysja e një trajleri humbi jetën drejtuesi i tij një 50 vjeçar, riktheu vemendjen tek siguria në këtë segment ku janë regjistruar 17 aksidente me vdekje.
Inxhinier Feti Gjici është projektuesi i njërit prej varianteve të autostradës, ndaj dhe njeh me detaje të dhënat tekniko-inxhinierike rrugës dhe problemet që bëhen shkak për aksidente
Inxhinier Feti Gjici: Kwtu rrezja e kthesws pwr shpejtwsi 80 km/orw duhet tw jetw 400 metwr, kurse kwtu as 100 metwr. Pjerwsia nw kwto raste duhet tw jetw deri nw 5%
Inxhinieri Gjici sugjeron ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për kufizimin e shpejtësisë në këtë pjesë të rrugës si masë të domosdoshme kundër aksidenteve.
Inxhinier Feti Gjici: Nuk ka rrrugw tjetwr pwrvec masave tw tjera kufizuese qw mund tw vendosen.
Pas aksidentit që i mori jetën Nikolin Gjonit, një patrullë policie është vendosur pranë pikës së rrezikshme të rrugës, për të këshilluar drejtuesit e mjeteve sidomos ato të tonazhit të rëndë që të bëjnë kujdes në këtë terren të vështirë rrugës së Kombit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-kthesa-e-17-aksidenteve-me-vdekje