http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka publikuar per here te pare vendimin e Gjykatës se Kasacionit ne Itali per vëllain e ministrit te brendshëm, Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e dy muaj burg per trafik ndërkombëtar droge.
?Shqipëria është vendi i vetëm në botë, ku Ministri i Brendshëm ka përgjegjësinë për të arrestuar vëllain e tij të dënuar për trafik droge, por luan rolin e të paditurit dhe nuk vepron për të përmbushur përgjegjësitë e veta ligjore. Në fakt, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë!?
Ne ketë vendim dhe ne dosjen penale te Agron Xhafajt sqarohet se vëllai i ministrit te brendshëm ishte pjese e nje grupi kriminal qe synonte trafikimin e drogës nga Europa drejt Shteteve te Bashkuara. Ne kete grup ishte infiltruar dhe nje agjent i DEA-s te cilit iu dorëzua nje kampion prej nje kg heroine te cilën per llogari te grupit kriminal italian e siguroi Agron Xhafaj.
Por Xhafaj është dënuar edhe si drejtues i nje rrjeti te trafikut te lendeve narkotike ne Bolonja.
?Në kërkesën e prokurorisë së datës 8 Maj 2002, prokuroria italiane evidenton të gjitha episodet e dokumentuara ku është i përfshirë Agron Xhafaj, duke përmendur trafikimin e 50 kg heroinë, 300 kg kokainë, përsëri 40 kg heroinë, si dhe rastet kur furnizues i drejtpërdrejt i heroinës është Agron Xhafaj. Janë të paktën 8 raste që nga Gjykata italiane e Leçes, është dokumentuar përfshirja e drejtpërdrejtë e Agron Xhafajt në trafik ndërkombëtar të heroinës, kokainës dhe kanabisit.?
Vendimi i formës se prere per Agron Xhafaj daton 25 shtator 2012 dhe sipas opozitës, vëllai i tij i ka garantuar paprekshmëri përgjatë 5 viteve qe PS ka qene ne pushtet. Sipas Enkelejd Alibeajt, ministri i brendshëm ka përgjegjësi ligjore dhe duhet t?i jape përgjigje pyetjeve nese e ka përfshire vëllain ne listën e personave me rekorde kriminale dhe nëse operacioni Forca e Ligjit ka efekt mbi te.
?Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë??
Por opozita ka drejtuar Ministrinë e Brendshme nga fundi i majit deri ne fillim te shtatorit gjate vitit te kaluar, e cfare ka bere ajo per rastin Xhafaj.
?Nga 2013 e këtej ju e dini fare mirë se kush i ka pasur këto instrumenta në dorë. E dini fare mirë, se për atë periudhë të shkurtër 1 apo 2 mujore, luftën e madhe që kanë bërë Ministrat teknikë lidhur me këto procedura për ekzekutimin, ekstradimin dhe dënimin e këtyre personave.?