Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Ai u përball përmes gatimit me kundërshatren e tij, moderatoren Eva Murati. Gjatë emisionit Salianji jo vetëm që përgatiti një sallatë të shëndetshme, por foli edhe për jetën e tij jashtë politikës. Ai tregoi se përpara se të bëhej deputet udhëtonte në destinacione të largëta turistike, ndërkohë tashmë prej një viti nuk e ka praktikuar më këtë pasion për udhëtimet.
Salianji rrëfeu se gjatë fundjavave ai sëbashku me miqtë e tij udhëtojnë me biçikletë, gjithashtu luan edhe kalçeto.