Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka imituar Skënderbeun në një konferencë shtypi të mbajtur në përkujtim të 9 Majit, Ditës së Europës.
Frazën ?lirinë nuk ua solla unë por e gjeta në mes tuaj?, Ruçi e modifikoi në kontekstin e krimit të organizaur.
Ai tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë.
?Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë.
Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë.Kryetari i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të jetë penguese në rrugën për të arruitur këtë objektiv.