Ora News - Bushati rendit tre arsye pse shqiptarët janë pro Evropës

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Integrimin dhe Evropën Ditmir Bushati, shpreh besimin se në qershor do të miratohet hapja e negociatave të integrimit me Bashkimin Evropian.

Në takimin ?Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Njohja e përvojës së shkuar dhe krijimi i partneriteteve për të ardhmen?, Bushati renditi tre arsye pse shqiptarët janë pro Evropës.

Bushati: Së pari, për ne projekti evropian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes. Siç thotë Ismail Kadare ?Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që, një shekull pas çështjes së pavarësisë, një tjetër synim bashkon si me magji politikën dhe shoqërinë, opinionin publik dhe besimet fetare, elitën dhe njerëzit e thjeshtë?.

Së dyti, projekti evropian është projekti, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies. E mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisje demokratike për ta. Një projekt që do ta bëjë këtë vend jo vetëm më të sigurt e më të zhvilluar, por shpresojmë edhe dhe më të drejtë.

Së treti, projekti evropian përkon jo vetëm me modernizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë por edhe me konsolidimin e identitetit tonë evropian si komb. Thënë ndryshe, jo në kuptimin e ngushtë konsumator e të lidhur veç me mrekullitë e tregut, por mbi të gjitha si një projekt i brendësimit të vlerave tona evropiane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-rendit-tre-arsye-pse-shqiptaret-jane-pro-evropes

Share This Video


Download

  
Report form