Ora News - Barnat me rimbursim, FSDKSH: Vendosja e çmimit të ri është detyrim

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Farmacitë janë të detyruara të reflektojnë në barnat me rimburisim çmimin e ri dhe të jo çmimet në bazë të listës së 2016 pavarësisht problemit financiar që krijohet në të. Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor sqaroi për mediat edhe mungesën e disa barnave në treg, duke garantuan farmacitë do të furnizohen brenda 2 javëve.

Farmacitë janë të detyruara që barnat me rimburim të refektojnë çmimin e ri dhe jo çmimin e medikamentit me të cilin kanë bërë furnizimet sipas listës së 2016.

Një ditë pas shqetësimit të ngritur nga subjektet farmaceutike se gjendja e krijur në këtë sektor është kaotike, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, Eduard Ahmeti, bëri këtë sqarim.

Eduard Ahmeti: Aktorët në këtë fushë duke filluar që nga Fondi, farmacitë, depot farmaceutike, importuesit farmaceutikë janë të detyruar të zbatojnë çmimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Për barnat që mungojnë në treg, që janë rreth 9 sipas farmacistëve, Fondit thotë se brenda dy jave kohë që shfrytëzohet për lidhjen e kontratave, do të bëhet furnizimi i tregut me këto medikamente.

Eduard Ahmeti: Gjithë struktura që unë drejtoj është e angazhuar që në përputhje me nevojën që do të lindë nëse mund të lindë, të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe garantoj qytetarët që nuk do të mungojë kurimi i tyre dhe diagnozave që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/barnat-me-rimbursim-fsdksh-vendoja-e-cmimit-te-ri-eshte-detyrim

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS