Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sëmundja e fruthit është shfaqur ditët e fundit në Spitalin Rajonal të Beratit, ku një pacient, që kurohej për infeksion në bajame, ka rezultuar se ishte prekur dhe nga fruthi dhe ndërsa kurohej në Repartin e Kirurgjisë, ka infektuar dhe dy infermiere, të cilat ndodhen në pavion të izoluara, ndërsa sanitarja është kuruar dhe është larguar nga spitali.
Lajmin e bënë të ditur mjekja e Repartit të Infektivit Elena Xhaxha, e cila deklaron se ka qenë një 24 vjeçar, i cili një javë më parë ndodhej i shtruar në ORL-në e Kirurgjisë, pasi kurohej nga infeksioni në bajame.
Gjatë ditëve të qëndrimit, ai mësohet se kishte shfaqur dhe shenja të fruthit dhe mësohet se ka infektuar dy infermiere. Ndërsa, kryerja e analizave ka nxjerr dyshimet se djali ishte me fruth dhe pasi është kuruar dhe larguar për në shtëpi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shfaqet-fruthi-ne-berat-pacienti-infekton-dy-infermiere-dhe-nje-sanitare