Ora News - Rehabilitohet moli i Parkun të Liqenit, shikoni si është transformuar

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët.

Veliaj: Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat. Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ?White Flag?, që e ka çertifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër.

Moli ekzistues iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes.

Veliaj: Nëse përveshim mëngët dhe me të njëjtin zell siç transformuam këtë hapësirë dhe gjithë mikrohapësirat rreth këtij liqeni, do të vijojmë të punojmë me Tiranën, atëherë ditët më të mira i kemi përpara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rehabilitohet-moli-i-parkun-te-liqenit-shikoni-si-eshte-transformuar

Share This Video


Download

  
Report form