http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike do te kete ne fokus te aksionit opozitar aferat qeveritare ne biznesin e lojërave te fatit.
Ceshtja eshte diskutuar ne mbledhjen e përjavshme te grupit parlamentar demokrat, mbledhje ne te cilen ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i ish-kryeministrit demokrat Aleksandër Meksi, Endri Meksi fshihet pas milionave qe prodhon sektorin e lojërave te fatit
?Është shumë e thjeshtë, Oldi Rama është bashkortak në kompaninë "Pegasus Communication". Kjo kompani është në pronësi të Endri Meksit, i cili njihet dhe dihet që është ortak dhe mik i Olsi Ramës. Ishin bashkë Olsi Rama dhe Endri Meksi, që kërkuan të merrnin koncesionin e TVSH-së. Pasi nuk ia dolën të merrnin atë për shkak të presionit të lartë politik dhe publik, morën nën kontroll lojërat e fatit. Të dy bashkë, ata kanë përfituar koncesionin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të lojërave të fatit, duke pasur totalisht nën kontroll lojërat e fatit dhe çfarë është më e rrezikshmja, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista.?
Djali i ish kryeministrit te PD, Endri Meksi ka marre me koncesion per 30 vjet edhe mbikëqyrjen dhe monitorimin e tregut te lojërave te fatit dhe basteve sportive.