http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo ka 38 vite që koleksionon vepra, dorëshkrime e artikuj të shkruar për Skënderbeun. Britanikja Patricia Nuxh ka në koleksionin e saj libra unikë që datojnë prej shekullit të 16.
?Ngadalë ngadalë. Kështu nisa t?i koleksionoj. Që nga libri i parë, më joshi figura e këtij heroi që nuk harroi asnjëherë nga i kishte rrënjët, nga kishte ardhur dhe për çfarë duhet të luftonte. Një prijës, ushtar e katolik i zoti. Kjo më ka shtyrë të kërkoj edhe më shumë për këtë figurë. Mahnitesha që gjeja në çdo gjuhë, që nga latinishtja vepra e shkrime për të.?
Në tiranë Particia Nuxh ka sjellë 37 libra unikë, po aq sa vite i ka kushtuar kërkimit të këtyre materialeve.
?Janë në gjuhë të ndryshme. Por, më shumë përshtypje më ka bërë botimi në gjuhën portugeze. Nuk mendoja se do të gjeja një botim të tillë. Këto që kanë sjellë për ekspozim këtu janë në 9 gjuhë të ndryshme. Janë 37 botime.?
Sprova më e vështirë për koleksionisten ka qenë mirëmbajtja e tyre.
?I kam ruajtur me delikatesë në shtëpinë time. Jam kujdesur për secilin prej tyre, në mënyrë që ato t?i ekspozoj në të gjithë botën në këto kushte të mira që I shihni të ekspozuara edhe këtu. Vlerë të madhe ka edhe një botim i vjetër që ndodhet në një kuti të zezë. Ky botim ka një vlerë të veçantë për mua.?
Drejtori i muzeut dhe Ministria e Kulturës, pas ekspozimit të këtyre veprave do të kërkojnë më shumë vlerësim për përpjekjen e koloksionistes britanike.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në muzeun Historik Kombëtar deri më 11 maj.