Disa projekte të rëndësishme do të investohen nga qeveria në Lezhë me impakt të jashtëzakonshëm në turizëm, infrastrukturë dhe agro-turizëm.
Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit e konsideroi Lezhën si embrion të zhvillimit të vendit, ç?ka sipas tij do të përmirësojë mirëqënien tonë dhe rajonit.
Sipas tij, Lezhë është një qytet i aksesueshëm lehtësisht dhe bregdeti i Shëngjinit, ofron tërheqjen e turistëve jo vetëm vendas por edhe të huaj.
?Lezha ka një bregdet 38 km të gjatë që përfaqëson një aset të vyer. Gjithashtu Lezha ka 25 monumente të njohura të historike dhe zotëron potencial të madh të pashfrytëzuar më parë. Ekonomia do të zhvillohet nëse e shohim si pjesë e zhvillimit rajonal?, tha Beci.
Ai vuri në dukje se ?ne gjykojmë që zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimi i burimeve natyrore dhe përmirësimi i infrastrukturës do të vijnë falë mëshimit të projekteve në këto fusha ndërsa shprehu bindjen se transformimi i zonës së Lezhës, do t?i japë një zhvillim të paprecedentë të gjithë rajonit.