Ora News - Lista e barnave me rimbursim, Farmacitë: Kaos, u blenë ilaçe me çmimin e vjetër

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Urdhri i Farmacistëve shpreh shqetësimin se hyrja në fuqi e listëve të barnave me rimbursimin është bërë pa asnjë paralajmërim me farmacitë, shkakton dëm financiare për shkak se pjesa më e madhe e tyre kanë blerë ilaçet në bazë të listës së 2016, me çmim tjetër. Për këtë arsye, urdhri i farmacistëve thotë se është krijuar një situatë kaotike në treg në përballje me qytetarët për shkak se i njëjti medikamente ka dy çmime.

Diana Toma: "Ka shkaktuar tek farmacitë humbje të konsiderueshme financiare për shkak të gjendjes së barnave të blera me çmimet e listës së mëparshme. Farmacistët gjenden sot përballë një situate kaotike, e cila do të sjellë përballje dhe përplasje me qytetarët për shkak të çmimeve të ndryshme për të njëjtin bar".

Urdhri i Farmacistëve thotë se ka mungesa të medikamenteve në treg të paktën 9 medikamenteve, diferenca në çmim janë të ndjeshme në 4 medikamente.

Diana Toma: "Sot gjendemi përpara faktit të mungesës së alternativave të para në shumë barna të përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme. Lista e re e barnave është shoqëruar edhe me ndryshimet e kodeve të barnave që ka sjellë vonesë në punën e farmacistëve dhe sorollatje të pacientëve.

Pakënaqësi ka edhe për lidhjen e kontratave mes farmacive/agjencitë farmaceutike. Urdhri i farmacistëve e konsideron shkelje faktin që FSDKSH nuk lidh kontratë me farmacitë që janë në provës gjyqësore me Fondin, pasi sipas farmacistëve nuk mund të paragjykohet një subjekt për fajësi deri në vendimin e gjykatës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lista-e-barnave-me-rimbursim-farmacite-kaos-u-blene-ilace-me-cmimin-e-vjeter

Share This Video


Download

  
Report form