Gjashtë qytete janë përfshirë në përpjekjen më të madhe artistike të deritanishme, atë të projektimit në fasada institucionesh apo objektesh të trashëgimisë kulturore, thënie nga të mbijetuarit e ish regjimit komunist.
Ngjarja artistike nën frazën e njohur ?Edhe muret kanë vesh? me autore Alketa Xhafa Mripa do të ndodhë të Martën, në orën 20:00, njëherësh për banorët e Tiranës, Shkodrës, Beratit, Korçës, Tepelenës dhe Gjirokastrës në sheshet qendrore përkatëse.
Përzgjedhja e frazave u pri nga intervista të gjata që artistja nga Kosova dhe bashkëpunëtorja e saj Kristale Ivezaj Rama zhvilluan me të mbijetuarit e komunizmit kudo ku ata ndodheshin. Rrëfimet e tyre do të përmblidhen në një libër. E gjitha kjo në funksion të asaj që ende nuk ka ndodhur.
Si artiste dhe si njeri pavarësisht kombësisë për Alketa Xhafën, ky projekt është: "Unë nuk e kam ligjin në dorë, nuk e kam vendimin në dorë. Kam vetëm kreativitetin. Për mua është nder të kontribuoj në këtë mënyrë".